
DOGANA ZBULON MBI 4.5 kg LËNDË NARKOTIKE
Lajme
10 November 2010
DOGANA ZBULON MBI 4.5 kg LËNDË NARKOTIKE
Gjakovë- sot rreth orës 10:00 të mëngjesit njësiti antikontraband i Doganës së Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Qafës së Morinës, me rastin e kontrollit detal të veturës kanë zbuluar një sasi te lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit nga oficeret të Doganës së Kosovës në një automjet i cili hynte në Kosovës është gjetur një sasi që dyshohet të jetë substance narkotike e llojit marihuanë. Lënda narkotike është zbuluar tek maska e përparme e veturës (tek kasetofoni) dhe një sasi tjetër nën krahët/anësoret e veturës (tek gomat).
Substancat narkotike janë gjetur në veturë të tipit Golf 1, me targa të Kosovës e drejtuar nga një shtetas Kosovar. Sasia e zbuluar është 9 pako, me peshë te përafërt mbi 4.5 kg lëndë narkotike. Policia e Kosovës ka arrestuar personin, kurse hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.