Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

28 September 2011

DOGANA ZBULOHEN MJETE MONETARE NË AEROPORT

Prishtinë 28 shtator 2011. Dje në pikë kalimin kufitar Aeroport respektivisht te kontrolli i pasaportave në dalje është selektuar për kontroll një udhëtar. Pala e ndaluar është pyetur nga oficerët Doganore nëse ka për të deklaruar mjete monetare, pala është përgjigjur që ka të holla në vlerë prej 10.500 euro.

Pas kontrollit detal të bagazhit dhe kontrollit trupor, oficerët doganor kanë zbuluar të fshehura në kutinë e cigareve 10.500 dhe në kutinë e çamçakëzëve 9500 euro, udhëtari kishte me vete shumën në total prej 20.000 euro.

Dogana ka konfiskuar 25 % të mjeteve monetare pasi pala ka dështuar në deklarim dhe ka tentuar të kalojë të gjitha mundësitë dhe vendet zyrtare për deklarimin e mjeteve monetare konform ligjit (ligjit 03-L/196) për deklarimin e mjeteve monetare mbi vlerën 10,000 euro. Në ketë rast dogana ka konfiskuar 5,000 euro apo 25% te vlerës totale. Pas përfundimit të procedurave nga Dogana e Kosovës rasti është përcjell te Policia e Kosovës – sektorit të krimeve financiare së bashku me mjetet monetare, si dhe rasti dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje për procedure te mëtutjeshme.

Mjete_monetare_3.JPG