
DOGANA VAZHDON TË NDALOJË SASI TË ARIT
Lajme
10 September 2009
DOGANA VAZHDON TË NDALOJË SASI TË ARIT
Pejë – 09 Shtator 2009.- Dogana e Kosovës ende vazhdon me aksion të gjerë, te filluar nga qershori i po këtij viti, operacioni bëhet me qellim të kontrollit të veprimtarive tregtare që merren me shitblerje të Arit & Argjendit. Ky operacion është duke u shtrirë në tërë territorin e Kosovës, ku kësaj radhe ka qene i fokusuar ne qytetin e Pejës. Në këtë operacion është duke marr pjesë një numër I madh I oficerëve doganor.
Me ketë rast në qytetin e Pejës janë kontrolluar një numër i madh i arëtarive kurse nga 20 artari janë konfiskuar 2.2 kg Ari
Deri më tani janë kontrolluar një numër i madh i argjendarëve mbi 180 subjekte tregtare. Gjatë kontrolleve, janë kontrolluar librat e blerjes, librat e shitjes, janë numëruar stoqet dhe nga secili pronar i arëtarisë janë kërkuar dëshmi tjera mbi prejardhjen e mallit. Kontrollet e ushtruara kanë rezultuar me konstatim të parregullsive dhe gjetjen e sasive të konsiderueshme të mallit pa prejardhje.
Gjate kësaj periudhe janë ndaluar afro 50kg ari
Të gjitha rastet e konfiskimeve të sasive pa prejardhje të dëshmuar do të procedohen si vepra kundërvajtëse doganore dhe eventualisht si vepra penale konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.Dogana e Kosovës planifikon që aktivitetet e kontrollit ti zhvilloj edhe më tutje.