0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Lajme

Dogana Llogo
05 prill 2019

Dogana vazhdon me rritjen e të hyrave

 

Prishtinë  5 prill 2019, Dogana vazhdon të tregojë performance shumë të mirë në të hyra e  grumbulluar për tre mujorin e parë 2019.

Gjatë periudhës raportuese të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 229.9 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018 paraqet një rritje prej 10.3 % apo rreth 21.5 mil€ më shumë.

Në anën tjetër, ndikim në të hyra ka pasur MSA dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lënden e parë dhe të  gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit. Sa i përket MSA duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 12.9 mil€ apo rreth 46.6% me shume së periudha e njëjtë vitit paraprak, ndërsa ndikimi në të hyra nga pako fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 17.2 mil€, që paraqet një rritje prej rreth 59 % krahasuar me periudhën e njëjtë te vitin e kaluar.

Shikuar për nga struktura e të hyrave kufitare, kontributin më të madh pozitiv në rritjen e të hyrave nga importi e kanë dhënë të hyrat e arkëtuara nga TVSH – të cilat kanë shënuar rritje prej rreth 6.47% apo rreth 7.2 mil€ më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Në anën tjetër, të hyrat nga taksa doganore kanë shënuar rritje prej rreth 8% apo shprehur në vlerë nominale rreth 2 mil€ më shumë. Ngjashëm me taksën doganore, edhe të hyrat nga taksa e akcizës kanë shënuar rritje prej 11.6%, apo shprehur në vlerë nominale rreth 9 milion € më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Të hyrat nga TVSH në kufi gjatë kësaj periudhe marrim pjesë me rreth 51%, pasuar nga të hyrat e arkëtuara prej akcizës me rreth 37.5% dhe të hyrat nga taksa doganore me rreth 11.5%.

Sa i përket eksportit, i njëjti përgjatë periudhës raportuese ka shënuar ngritje ne sasi prej rreth 6.6%, përderisa edhe vlera e eksportit ka shënuar ngritje me rreth 12.46%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të  kaluar.