Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Dogana vazhdon me performancë shumë të mirë në mbledhjen e të hyrave në import

Lajme

07 September 2018

Dogana vazhdon me performancë shumë të mirë në mbledhjen e të hyrave në import

Prishtine 7 shtator 2018, – Gjatë periudhës raportuese Janar –Gusht  të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 736.4 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej rreth 18 mil € apo 2.5%  me shume se periudha e njëjtë e vitit paraprak. Për më tepër, ndikimi ne te hyrat nga pakot fiskale që i referohen lirimit ne import te taksave për prodhues përgjatë periudhës raportuese është rreth 49.9 milion €, që paraqet një rritje prej rreth 173% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa sa i përket lirimeve sipas MSA, duhet theksuar se ndikimi negativ në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 28.9 milion € apo rreth 44.52% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Ndikim ne te hyra ka pasur edhe kufizimi i importit te automjeteve te përdoruara deri ne 10 vite, ku ne ketë kategori tek importi i veturave  vërehet një rënie e theksuar e te hyrave krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 8361 copë vetura më pak, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie ne te hyra tek kategoria e veturave rrethe 12 milion € më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Përkundër politikave fiskale që favorizojnë lirime dhe ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik, si dhe ato që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, qe ketë vit po kane ndikim me shume ne te hyrat e planifikuara, përsëri   Dogana e Kosovës  është duke vazhduar me performance shume te mire ne grumbullimin e te hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, kontrabandës dhe fusha tjera qe Dogana ka përgjegjësi , mirëpo gjithashtu ne vlerësojmë se  këto efekte te politikave fiskale dhe MSA, do te  kenë efektin e vet pozitiv shume me te madhe për zhvillimin ekonomik te vendit dhe rritjes te prodhimeve vendore.

Dogana Llogo