Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

08 July 2016

Dogana sekuestron 11 aparate për lojëra të fatit në Prizren

 

Prizren 8 korrik 2016 – Njësitet e Doganës mbrëmë kanë organizuar një aksion për kontroll të lojërave të fatit në një pikë basti të dyshuar në Prizren. Ky aksion është asistuar edhe nga Policia e Kosovës. Gjatë aksioni është kontrolluar lokali i dyshuar, ku janë gjetur duke operuar lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs” si dhe aparate për lojëra fati.

 

Pas identifikimit të lokacionit njësit e doganës kanë verifikuar dokumentacionit ku edhe është vërtetuar fakti se kjo pikë e bastit nuk është në sistem të pagesës së akcizës si dhe operon me lojëra të ndaluara “Keno” dhe “Racing Dogs”. Gjithashtu ka pasur dyshime të bazuara se në këtë lokal ka hapësirë shtesë të mbyllur ku mund të ketë aparat për lojëra të fatit të cilët nuk janë të licencuar. Gjatë kontrollit është arritur të gjendet edhe një derë e kamufluar ku pas hapjes së saj janë gjetur 11 aparate për lojëra të fatit pa numër serik dhe rrjedhimisht pa dokumentacion që vërteton faktin se ishin duke operuar ilegalisht.

 

Rezultatet e konfiskimeve ishin:

–          Sekuestrimi i 11 aparate për Lojëra Fati të pa licencuar

–          Sekuestrimi i 2 shtëpiza PC me lojëra të ndaluara Keno dhe Racing Dogs

 

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  lajmro@dogana-ks.org.

 

pamja_e_jashtme_972350.jpg