Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Dogana rrit transparencën përmes publikimit të vendimeve në ueb faqen e saj

Lajme

10 May 2016

Dogana rrit transparencën përmes publikimit të vendimeve në ueb faqen e saj

 

Prishtinë 10 maj 2016 – Me iniciativën e Drejtorit të Përgjithshëm z. Lulzim Rafuna, Dogana nga sot ka hapur edhe një kategori të re në ueb faqen e saj ku do të publikohen të gjitha vendimet që drejtori merr lidhur me Doganën dhe bizneset.

Kjo kategori të vetmin qëllim e ka që të rrit edhe më tej transparencën e doganës dhe menaxhmentit të saj karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës.  Kategoria është krijuar në tri gjuhët dhe titullohet Vendimet e Drejtorit të Përgjithshëm. Në këtë kategori përveç vendimeve do të publikohen edhe të gjitha shpenzimet e parasë publike nga ana e Doganës dhe Drejtorit të përgjithshëm.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se “Qasja në informata dhe transparenca janë parakushte demokratike si dhe mjetet e duhura në luftimin e korrupsionit, derisa mungesa e transparencës e bën të vështirë për qytetarët që të na mbaj përgjegjës për veprimet tona. Shpërndarja e të dhënave dhe informatave nga Dogana tek qytetarët ofron transparencë dhe njëkohësisht përmirëson edhe vet institucionin tonë, Dogana gjithmonë ka qenë një institucion i hapur, por ne transparencën tonë e dërgojmë edhe një hap tutje, andaj ftojë të gjitha media dhe qytetarët që t’i qasen këtyre dokumenteve që ne do të publikojmë”.

Linku: https://dogana.rks-gov.net/sq/vendimet-e-drejtorit-te-pergjithshem-#vendimet-e-drejtorit-te-pergjithshem-

Per_Web_609452.jpg