0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Lajme

foto 4
31 dhjetor 2017

Dogana prezanton raportin për vitit 2017 tejkalohet projeksioni buxhetor

Prishtinë 30 dhjetor 2017 – Dogana e Kosovës sot ka mbajtur konferencën lidhur me përmbylljen e vitit 2017. Drejtori i përgjithshëm z. Bahri Berisha së bashku me menaxhmetin e lartë kanë prezantuar të arriturat e vitit 2017. Theks i veçantë u vendos në arritje dhe tejkalimin e projeksionit buxhetor ku të hyrat kanë arritur në 1 miliard a 117 milion euro.

Drejtori i përgjithshëm theksoj se “të hyrat kanë arritur në të tejkalojnë vitin e kaluar me 65 milion më shumë, gjithashtu aspekt tjetër pozitiv është edhe tejkalimi i projeksionit të buxhetit me 1% më shumë, gjatë këtij viti kemi pasur import në aspektin e vlerës prej 3.4 miliard euro derisa eksporti (eksporti dhe ri-eksporti) arritën në 434 milion euro kurse dogana ka administruar me mbi 300.000 zhdoganime, kurse aspekti më pozitiv është  përmbushja vullnetare nga ana e kompanive që ka  arritur në  94-95%.”

“Gjithashtu gjatë këtij viti është ulur ndjeshëm numri i ankesave të biznesit gjë që tregon se vendimet e doganës kanë qenë të duhura dhe të sakta. MSA edhe gjatë këtij viti ka prodhuar efekte pozitive duke rritur shkëmbimet me unionin evropian me theks eksportin e produkteve të Kosovës drejt UE. Efekti financiar i MSA gjatë këtij viti ishte rreth 30 milion të hyra më pak të mbledhura, gjithashtu edhe lirimet për prodhim dhe lëndë të parë kanë arritur në mbi 25 milion euro.  Në anën tjetër dogana ka rritur numrin e kompanive me procedura të thjeshtëzuara doganore”.

Në aspektin e luftimit të ekonomisë jo formale dogana ka iniciuar 49 raste të reja, ndërsa që ka mbyllur me kallëzime penale 55 raste, të drejtuara kundër 82 personave të dyshimtë. Drejtori i përgjithshëm përmbylli konferencën duke theksuar që viti 2018 do të jetë një vit sfidues për doganën por që gjithsesi do të bëhen përpjekjet maksimale për të arritur objektivat tonë.