0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Lajme

foto 1
12 qershor 2018

Dogana pranon donacion nga Dogana e Mbretërisë së Bashkuar

11 qershor 2018, Prishtinë Në saje të bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha me bashkëpunëtorë ka pritur në vizitë përfaqësuesit e Doganës së Britanisë së Madhe zt. Andrew Pavlinic – Shef për Inteligjencën Ndërkombëtare dhe zt. Andy Lawson, drejtues në të njëjtit seksion.

Në këtë takim u prezantua një donacion i pajisjeve për forenzikë digjitale, i dhënë Doganës së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve që ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Këto pajisje janë moderne dhe versioni më i fundit i pajisjeve të këtij lloji, andaj në kohën e teknologjisë së avancuar, këto pajisje do të jenë ndihmesë e madhe për Doganën e Kosovës në sigurimin e provave dhe informatave të besueshme për proceset hetimore dhe gjyqësore.

Drejtori i përgjithshëm theksoj se “Dogana e Mbretërisë së Bashkuar gjithmonë ka qëndruar afër doganës sonë prandaj edhe jemi thellësisht falënderuar për asistencën që nga themelimi i doganës e deri tani, gjithmonë kemi pasur një mbështetje nga Dogana e Mbretërisë  së Bashkuar gjë për të cilën jemi falënderues”