Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

30 March 2022

Dogana përmirëson kohën e zhdoganimit të mallrave

Prishtinë, 30 Mars 2022.  IFC/Banka Botërore  në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë zhvilluar një studim i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu gjatë hajpjes së prezantimit të hulumtimit theksoj “Ky hulumtim flet për rezultate më të mira në kohën e zhdoganimit të mallrave krahasuar me hulumtimin e njëjtë të bërë në vitin 2016. Hulumtimi ka gjetur se nga hulumtimi i fundit në vitin 2016 ka pasur përmirësime të dukshme dhe kjo është shumë inkurajuese por gjithashtu jam shumë mirënjohës për punën e ekipit dhe rekomandimet që kanë bërë që këtë proces ta avancojmë tutje duke siguruar mundësi më të mira në të bërit bizneset e veçanti për eksportin dhe importin. Vendimi i Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e avancuar të qarkullimit ndërkufitar të mallrave dhe njerëzve. Kjo marrëveshje do të vijojë edhe me avancim, edhe me procesin e plotë të zhdoganimit në portet detare fillimisht dhe pastaj me zgjerim ku konsiderohet e nevojshme nga industritë e ndryshme. Gjithashtu gjatë vitit të kaluar kemi pasur një marrëveshje me Maqedoninë të nënshkruar nga ministrat e Financave të dy vendeve për vendosjen e kontrollit të përbashkët në stacionin hekurudhor në Han të Elezit ku do të bëhet vetëm një ndalesë e dërgesave dhe transportit të personave në transportin hekurudhor”.

Gjithashtu Drejtori I përgjithshëm vazhdoj se ““Gjatë vitit të kaluar kemi pasur aktivitet në tregtinë e jashtme, të rritur me 27% e që një pjesë e madhe i dedikohet eksportit, ngjashëm edhe eksporti sivjet në dy muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin paraprak ka pasur një rritje 45%. Të gjitha këto aktivitete të rritura e detyrojnë Doganën e Kosovës të avancojë lehtësira tregtare që të automatizojë procesin e zhdoganimit”.

Qëllimi i këtij studimi është që të masë aspektet përkatëse të efektivitetit të procedurave që kryhen nga Dogana dhe agjencione të tjera në përpunimin e importeve dhe eksporteve. Sipas rezultateve të studimit, një kamionit që importon mallra i duhen mesatarisht 3 orë e 19 minuta për të marrë urdhrin zhdoganimit nga arritja në PKK, krahasuar me 5 orë e 3 minuta në vitin 2016. Gjithashtu, koha mesatare nga arritja e kamionit në PKK deri në momentin që del nga PKK është ulur nga 6 minuta në 2016 në 3 minuta në 2021. Ndërsa sa i përket procesit të eskporit, koha mesatare nga momenti i dorëzimit të DUD-it tek dogana në terminal deri në momentin që kamioni del nga PKK është ulur nga 3 orë e 17 minuta në vitin 2016 në 2 orë e 44 minuta në vitin 2021

Sipas rezultateve të studimit, një kamionit që importon mallëra i duhen mesatarisht 3 orë e 19 minuta për të marrë urdhrin zhdoganimit nga arritja në PKK, krahasuar me 5 orë e 3 minuta në vitin 2016. Gjithashtu, koha mesatare nga arritja e kamionit në PKK deri në momentin që del nga PKK është ulur nga 6 minuta në 2016 në 3 minuta në 2021. Ndërsa sa i përket procesit të eskporit, koha mesatare nga momenti i dorëzimit të DUD-it tek dogana në terminal deri në momentin që kamioni del nga PKK është ulur nga 3 orë e 17 minuta në vitin 2016 në 2 orë e 44 minuta në vitin 2021. Ndryshimi më i rëndësishëm në kohën mesatare ka qenë nga momenti kur dokumentacioni është paraqitur në PKK deri në momentin që është vendosur vula dhe informacioni është hedhur në ASYCUDA, nga 1 orë e 10 minuta në 2016 në 5 minuta në 2021.

TRS është një metodë unike për matjen e performancës së Doganave dhe agjencive të tjera kufitare në lidhje me lehtësimin e tregtisë në kufi. Qëllimi i këtij studimi është që të masë aspektet përkatëse të efektivitetit të procedurave që kryhen nga Dogana dhe agjencione të tjera në përpunimin e importeve dhe eksporteve. TRS matë me saktësi këto elemente të flukseve tregtare në mënyrë që vendimet e lidhura për të përmirësuar këtë performancë të mund të konceptohen mirë dhe të kryhen në mënyrë efektive. Studimi ndihmon gjithashtu në adresimin e shqetësimeve të komunitetit tregtar në lidhje me vonesat në procesin e zhdoganimit dhe rekomandon mënyra për t’iu përgjigjur atyre. Mbledhja e të dhënave për këtë studim është kryer gjatë 15-20 Nëntor 2021. Intervistat janë realizuar në pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë, si dhe në terminalet në Prizren, Prishtinë, Ferizaj dhe Han të Elezit. Gjithsej janë realizuar 1231 intervista për import dhe 253 intervista për eksport.

Prezantimi

277546927_299854708946525_1388821909301162474_n