
Dogana për nëntë muajt e 2018 ka grumbulluar 837 milion euro
Lajme
05 October 2018
Dogana për nëntë muajt e 2018 ka grumbulluar 837 milion euro
Prishtinë 5 tetor 2018, – Gjatë periudhës nëntë mujore (Janar- Shtator 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 837 mil€, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.13% apo rreth 25.5 mil€ më shumë. Në anën tjetër, ndikim ne te hyra e grumbulluara nga Dogana gjate kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale qe i referohet lirimet nga taksat ne import për prodhuesit si dhe importi i veturave te përdoruara. Sa i përket lirimeve sipas MSA duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 mil€, ndërsa ndikimi ne te hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 mil€. Këtu duhet theksuar gjithashtu edhe ndikimi nga kufizimi i importit te veturave te përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 9816 copë vetura te përdoruar më pak ne import, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie prej 16.7 mil€ më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar tek kategoria e veturave te përdorura ,ndërsa tek veturat e reja kemi një rritje te importit prej 583 cope vetura qe ka ndikuar te kemi edhe te hyra me shume tek kjo kategori e veturave te reja për rrethe 2 mil€.
Përkundër te gjitha këtyre ndikimeve ne te hyra si nga lirimet nga taksat për prodhuesit, ndikimi nga MSA dhe kufizimi ne importit te veturave , Dogana e Kosovës ka vazhduar të tregoj një performacë shumë të mirë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese.
