Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

23 June 2012

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE TË TENTIM KONTRAB

Prishtinë 23 Qershor – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtje ndaj dukurive negative në vend. Vlen të veçohet Dega Doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku gjatë dhjetë (10) ditëve të fundit Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, si dhe mallra të ndaluara, në tentim kontrabandimi.

Saktësisht me datën 18 qershor me të arritur Avio-kompania nga Stambolli njëri nga pasagjeret tek po kalonte përmes kanalit të gjelbërt, është selektuar për kontroll detale. Pas kontrollit përmes skanerit, pasagjerit në fjalë i është hapur valixhja, dhe gjatë kontrollit manual është zbuluar te ketë të fshehur stoli të ndryshme ari si në vijim: qafore të arit 3 copë – 82.48gr, rrethore të arit 6 copë 125.49gr. Vlera totale e arit të zbuluar ishte rreth 8.000 euro.

Po në këtë pikë Doganore me datën 10 qershor nga po i njëjti destinacion Stambolli një pasagjer ishte selektuar për kontroll përmes skanerit, pas analizës dhe imazheve të skanerit i është hapur valixhja, në te cilën është zbuluar mall i padeklaruar. Lloji i mallit të zbuluar ishin elemente të ndryshme Swarovski, pëlhura me kristale bordur, kristale për konfeksion etj, ku sasia në total e mallit të zbuluar është 7.825 cope. Po ashtu brenda ditës, një arritje tjetër nga Dortmundi Gjermanisë, tek sa po kalonin kontrollin e pasaportave, është selektuar një pasagjer për kontroll detale, tek i cili janë zbuluar mjete monetare që tejkalojnë shumën e lejuar. Ne fillim ka deklaruar që posedon 10,000.00 euro, më pas është vërtetuar të ketë gjithsej 12,500.00 euro, e që konform ligjit 03-L/196 palës i konfiskohen 25% i sasisë totale, në këtë rast janë konfiskuar 3,125.00 euro.

Rasti tjetër është shënuar me 13 qershor arritja nga Dusseldorfi i Gjermanisë. Pas kontrollës përmes skanerit dhe analizave të imazheve, palës i është hapur valixhja për kontroll manuale me ç’rast Oficerët Doganorë kanë hasur në mall të padeklaruar. Lloji i mallit të zbuluar ishin veshje sportive të markës Jako me vlerë prej 2,249 euro.

Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra, janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra.

mix_foto.JPG