Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

06 June 2013

DOGANA PARANDALON NJË MORI RASTE NE TENTIM KONTRAB

Prishtinë 6 Qershor, – Dogana e Kosovës edhe më tej vazhdon me kontrolle intensive në vend, me qëllim të luftimit të dukurive negative. Gjatë 10 ditëve të fundit Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, mallra të ndaluara, si dhe shumë aparate të lojërave të fatit të pa licencuara.

Oficerët Doganorë të sektorit të Lojërave të fatit, vazhdimisht kryejnë kontrolle në  kazino dhe llotari sportive. Gjatë 2 javëve të fundit në disa lokacione, saktësisht në Dragash, Kamenicë, etj, kanë konfiskuar gjithësej 15 aparate për lojera të fatit ku vlera e tyre arrinë shumën rreth 12950.00euro. Ndërsa në 15 pika të llotarive sportive në  qytetet si Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan etj, kanë zbuluar që ushtrojnë veprimtarinë pa licencë, me c’rast janë gjobitur me nga 1200 euro, vlera totale
e  gjobave gjatë kësaj periudhe është  18 000 euro.

Gjatë kësaj periudhe në pikën kufitare në Vërmicë  Oficerët Doganorë kanë zbuluar një revole të fshehur në veturë të një pasagjeri. Gjithashtu gjatë kontrollimit në këtë pikë,  Oficerët kanë zbuluar sasi të kozmetikës së ndryshme në vlerë rreth 1 121 euro, auto pjesë të ndryshme në vlerë prej 3 705euro, bizhuteri të ndryshme rreth 15 kg etj.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës gjatë kontrollit ndaj një pasagjerit, oficerët kanë zbuluar sasi  fije të flokëve natyrale në vlerë prej 2 240 euro, fije këto për përdorim të salloneve të parukerive. Po ashtu në këtë pikë pas kontrollit përms skanerit te një valixheje , janë vërejtur 4 copë thikë dhe 2 fotrola për armë, ndërsa në një rast tjetër janë zbuluar 580 copë thjerëza për sy.

Në rajonin e Mitrovicës njësitet antikontrabandë kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi me mallra. Në disa raste të ndryshme nga persona të ndryshëm njësitet Doganore kanë zbuluar mallra si: 500 litra vajra motorike , rreth 600
litra derivate të naftës, 400 litra detergjente të ndryshëm kuzhine, tekstil të ndryshëm në vlerë rreth 5 000 euro, gjithashtu edhe pije alkoolike 48 litra Stock,  pastaj pije jo alkoolike rreth 1 300 litra të llojve Coca  Cola dhe Fanta, po ashtu edhe pije energjike Red Bul rreth 900 copë.

Gjithashtu njësitet antikontrabandë gjatë kontrollit,  duke mbuluar tërë vendin, kanë konfiskuar 4 vetura të pa zhdoganuara,
njëri nga automjetet ishte I përgaditur enkas me rezervuar postfabrikant, si dhe një motoçikletë po ashtu e pa zhdoganuar. 
Raste të tjera janë zbuluar edhe  në rajonin e Ferizajit ku janë konfiskuar alkool i ndryshëm rreth 30 litra, verë rreth 180 litra, pastaj pajisje elektronike në vlerë rreth 7 000 euro, telefona celularë në vlerë rreth 400 euro etj.

Të gjitha rastet e regjistruara si kontrabandë me mallra u janë dorëzuar sektorit për Kundërvajtje doganore, ndërsa rastet me mallrat e ndaluara u janë dorëzuar Policisë së Kosovës, ku ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra