Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

27 February 2013

DOGANA PARANDALON KONTRABANDIMIN E NJERËZVE

Hani i elezit 27 shkurt 2013, – Sot në orët e paditës oficerët doganor kanë gjetur të fshehur në një maune me mallra tre persona duke tentuar të futen ilegalisht në Kosovë.

Ngarkesa në të cilën gjendeshin personat  përmban material elektrik dhe është nisur nga Turqia për një kompani e cila operon në Kosovë.

Oficerët doganor gjatë skanimit të maunës dhe pas përpunimit të imazheve të gjeneruara nga skaneri vërejtën format njerëzore brenda ngarkesës. Personat ishin fshehur në atë formë që vetëm me kontroll vizuale nuk mund të shiheshin.  

Oficerët doganor së bashku me Policinë e Kosovës bënë hapjen e maunës dhe me këtë rast gjetën personat e fshehur. Sipas informatave të para dyshohet se personat janë me origjine nga Pakistani. Rasti në fjalë është proceduar tek policia e Kosovës e cila gjithashtu ka bërë edhe arrestimin e tyre.

“Rritja e kapaciteteve dhe profesionalizimi i Doganës së Kosovës gjatë viteve të fundit është duke u dëshmuar në të gjitha aspektet. Ky rast tregon edhe një here se investimet në pajisjet moderne dhe në trajnimin e stafit rrisin  aftësin për tu përballuar me forma të ndryshme të kontrabandës”. – tha lidhur me këtë rast Drejtori I përgjithshëm z.Naim Huruglica.

IMG_3871_2.jpg