Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

28 gusht 2012

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN

Prishtine 28 Gusht 2011 – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle me qëllim të  në luftimit të dukurive negative. Vetëm gjatë 3 ditëve të fundit Oficerët Doganorë kanë konfiskuar mallra të kontrabanduara të cilat arrijnë vlera të larta, duke tentuar ti shmangen taksave doganore.

Gjatë ditës së shtunë saktësisht 25 gusht në Vërmicë, Oficerët Doganorë pas ndaljes për kontroll të një veture të markës Audi me targa të Kosovës, që po kalonte këtë pikë kufitare  kanë zbuluar në pjesën e përparme 3 pako me nga 25 copë fishek për pushkë gjuetie, si dhe një kallëp (fotrolle) për revole. I tërë rasti bashkë me municionin e zbuluar, 75 copë fishek I janë dorëzuar policisë kufitare.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë zbuluar dy raste në tentim kontrabandimi me medikamente pa banderola, një rast në Merdare, ndërsa rasti tjetëri në Pejë. Vlera në total e medikamenteve të zbuluara arrin shumën rreth 7,200€.

Në Degën Doganore të Aeroportit  janë zbuluar dy raste, po ashtu tentim për shmangie nga taksat Doganore. Pas kontrollës rutinore oficerët Doganorë kanë zbuluar në njërin rast 8 copë stoli ari në vlerë prej 2,764.00€, ndërsa në rastin tjetër kanë zbuluar po ashtu të fshehur 6 copë telefona mobil, ku vlera e tyre arrin shumën prej 1,050.00€.

Ndërsa me datën 27 gushte gjatë patrullimit njësitë mobile në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, pas ndaljes së një veture për kontroll, kanë hasur në preparate dezinfektuese kimike gjatë tentim kontrabandimi. Sasia e zbuluar është 537 copë, në vlerë prej 386.64€.

Mallrat e zbuluara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës si dhe rastet I janë dorëzuar sektorit per kundërvajtje Doganore, po ashtu ndaj personave te involuar ne rastet e cekura me larte, u janë iniciuar procedura per kontrabandim me mallra.

20120827_132134.jpg