
DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN NË MITROVICË
Lajme
19 February 2013
DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN NË MITROVICË
Prishtinë, 18 shkurt – Dogana e Kosovës parandalon sasi të konsiderueshme të alkoolit në tentim kontrabandimi. Njësitë mobile të Doganës së Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës, kanë vërejtur një veturë të tipit Opel Kadet si të dyshimtë, përgjatë magjistrales Mitrovicë – Prishtinë.
Oficerët Doganorë kanë urdhëruar vozitësin që të ndaloj, mirëpo personi në fjalë nuk i është përgjigj urdhërave të Oficerit, por tentoi të ikte.
Më pas Oficerët janë detyruar ta ndjekin veturën, dhe pas pak arritën ta ndalojnë. Menjëherë pas ndaljes, veturës i është nënshtruar kontroll detal, me c’rast është zbuluar sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike pa banderola.
Sasia e mallit të zbuluar është si më poshtë:
-Gorki List, 1 lit. 66 litra
-Zhdrepceva krv – verë, 0.187 lit. – 56 litra
-Stomaklia, 1 lit. – 42 litra
-Atlantik vodka 1 lit. – 6 litra
-Vinjak rubin 1 lit. – 60 litra
-Medvedev krv – verë, 1 lit. – 30 litra
E tërë sasia e alkoolitte zbuluar eshte konfiskuar, si dhe rasti komplet I dorezohet komisionit per kundervajtje Doganore per procedure te metutjeshme.
