Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

09 December 2016

Dogana parandalon kontrabandën në kufi me Maqedoninë

Prishtinë 9 dhjetor 2016 –  Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë kanë arritur që të parandalojnë një automjet transportues që barte mallra të kontrabanduara nga Maqedonia. Në afërsi të fshatit Debellde njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet RENAULT kombi pa targa i cili ka qenë i percjellur nga 2 vetura tjera dhe nga këmbësor të fshehur në mal. Gjatë tentimit për të ndaluar automjetin njësitet e doganës kanë hasur në rezistencë dhe janë kërcënuar me të shtëna ne ajër nga ana e kontrabanduesve, mirëpo njësit e Doganës kanë vënë situatën nën kontroll duke prangosur njësit prej kontrabandistëve.

Automjeti dhe sasia e mallrave që trasportonte (kontrabandonte) mbi 2 tonë janë konfiskuar derisa personi është arrestuar dhe dorëzuar në polici për vazhdim të rastit. Sasia e mallrave të ndaluara është si në vijim:

  1. Kombi Renault pa targa – 1 cp
  2. Fara te zeza – 1480 Kg
  3. Kikiriki – 480 Kg
  4. Badem – 405 Kg
444