
DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN ME TELEFONA MOBIL,
Lajme
31 March 2014
DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN ME TELEFONA MOBIL,
Prishtinë 31 Mars 2014 – Dje rreth orës 18:00 Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast në tentim kontrabandimi.
Në pikën kufitare në Vërmicë, Oficerët Doganor gjatë ushtrimit të kontrollit, kanë selektuar një automjet të tipit Ford Mustang, për kontroll rutinore .Pas ndaljes oficerët e kanë pyetur nëse ka diçka për të deklaruar, mirë po vozitësi në fjalë ka deklaruar vetëm gjërat personale.
Më pas Oficerët Doganor kanë filluar me kontroll detale të automjetit, me ç’rast kanë hasur në mall të fshehur në valixhe, të përzier me rroba.
Malli i zbuluar është si më poshtë:
-
Telefona mobil – iPhone 42 copë
-
Tablet 21 copë
-
Llap top 28 copë
E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, si dhe komplet rasti i dorëzohet Komisionit për Kundërvajtje Doganore për procedurë të mëtutjeshme.
