Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

12 janar 2015

Dogana parandalon kontrabandën e tekstilit në Jarinje

Prishtinë 11 janar 2015 – Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë javës së parët të vitit 2015 ka vazhduar me një punë të suksesshme në parandalim e rasteve të tentim kontrabandës.

Në pikë kalimin e Vëmicës oficerët doganor kanë arritur të kapin disa raste të tentimin kontrabandimin me mallra të ndryshme, duke filluar nga kapja e një tentimi me kontrabandim të duhanit nga Shqipëria e deri tek kapja e mbi 30 telefonave mobil të cilët ishin fshehur në bagazhin e makinës e cila tentonte të futen në Kosovë.  Gjithashtu oficerët doganor në pikë kalimin e gërmicës kanë arritur të kapin edhe medikamente me vlerë afër 2000 euro gjatë tentim kontrabandës si dhe në një rast tjetër kanë parandaluar kontrabandën me auto-pjesë.
Oficerët në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur gjithashtu të parandalojnë kontrabandimin me mallra të ndryshme, vlen të theksohen rasti i një (1) revolveri i cili u zbuluar gjatë kontrolleve  si dhe mallra të tjera komerciale me vlerë mbi 2000 euro gjatë tentim kontrabandës. Derisa në oficerët e drejtorisë rajonale në Podujevë arritën të parandalojnë një shmangie gjatë importi të mallrave komerciale ku u gjetën të pa-deklaruar 24 televizorë dhe 7 kompjuterë personal.
Gjithashtu në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë kësaj jave, janë arritur të kapen pesë (5) automjete të cilat nuk kanë qenë të zhdoganuara, të gjitha automjet janë konfiskuar.
Në të gjitha rastet e kundërvajtjeve komerciale palët e involvuara janë gjobitur dhe mallrat i janë nënshtruar konfiskimit sipas ligjit, kurse në rastet e kundërvajtjeve penale kanë filluar procedurat hetimore. Vlera e mallra të cilat janë konfiskuar gjatë javës së parë kalon shifrën prej 50.000 euro

Dogana falënderon qytetarët të cilët vazhdimisht thërrasin dhe japin informata mbi rastet e ndryshme, gjithashtu ftojmë qytetarët që të përkrahim Doganën e Kosovës përmes informatave për korrupsion dhe kontrabandë përmes 0800 50 095 (pa pagesë).

Per_Web_322663.jpg