Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

17 November 2016

Dogana parandalon kontrabandën e barnave në rajonin e Gjilanit

 

Gjilan 17 nëntor 2016 –  Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndaluar në qytetin e Gjilanit një automjet të dyshimtë të llojit VW JETA me targa te Kosovës.

Në këtë automjet janë gjetur një sasi e madhe e barnave – 8 pako nga Serbia, pa dokumentacion dhe pa banderola te Republikës se Kosovës. Barnat dhe vetura jane konfiskuar nga Dogana, derisa vozitësi i veturës pas konsultimeve paraprake me prokurorin kompetent është dërguar në mbatje me urdhër të prokurorit.

 

Dogana e Kosoves, duke përdorë te gjitha mjetet ne dispozicion, me  përkrahjen e institucioneve tjera dhe ndihmën e publikut, mbetet e përkushtuar si gjithmonë, per te luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën dhe fton te gjithë qytetaret qe te raportojnë çdo aktivitet te dyshimtë ne mjediset ku jetojnë, ne mënyrë qe se bashku te ndalojmë çdo dukuri negative ne shoqëri.

 

image-0-02-05-7294005bd532b5280f2faa3f20300437dd656e3d961981a53f1bdc16ab655a13-V_750933.jpg