Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

27 January 2014

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN DHE KORRUPSIONIN P

Prishtinë 27/01/2014. – Mbrëmë në orët e vona të natës njësitet antikontrabandë të Doganës kanë arritur të parandalonin kontrabadimin e mallrave përmes autobusit të linjës Tetovë – Ferizaj – Prishtinë ku janë gjetur mallra të fshehura në vlerë mbi 10.000 euro.

Dogana e Kosovës në orët e paditës së djeshme ka pranuar një thirrje nga një qytetar i republikës së Kosovës në qendrën e thirrjeve ku është lajmëruar për një kontrabandim të mundshëm përmes autobusit i cili qarkullon në drejtim Maqedoni – Kosovës. Menjëherë pas pranimit të telefonatës njësit e anti-kontrabandës kanë arritur të lokalizojnë autobusin si dhe e kanë bërë ndaljen e tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj saktësisht në udhëkryqin e Lipjanit.

Pas kontrollës fillestare  të  autobusit është hasur ne barna, kakao në thasë dhe çokolatë granulat.

Dogana e ka vendosur nën mbikëqyrje këtë autobus si dhe ka kontaktuar prokurorinë ku edhe është konfiskuar tërë sasia e mallrave dhe autobusi. Kurse ndaj personave përgjegjës është marr masa e ndalimit për 48 orë.

Sasia e zbuluar është:

  1. Medikamente të ndryshme 67 emërtime, sasia 3021 copë (kuti)

  2. Kakao pluhur 40 thasë x 25 kg = 1000 kg,

  3. Çokolate grand Caribe 25 pako x 20 kg = 500 kg

     

Njësitet e Doganës kanë vazhduar edhe më tutje aksion për të hetuar formën e futjes së këtij autobusi pa kontrollin adekuat dhe pas hetimeve preliminare është lokalizuar pika e hyrjes dhe forma e kontrabandimit. Me urdhër të prokurorit Oficeri doganor i dyshuar për këtë rast është dërguar në mbajtje për 48 orë. Drejtori i përgjithshëm ka marr masën e suspendimit të zyrtarit doganor si dhe lëshuar vërejtje për zinxhirin komandues të drejtorisë rajonale të Ferizajit.  

Ky rast tregon edhe një herë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me qytetar, ku fal një informate është arritur të bëhet parandalimi i kontrabandimit dhe korrupsionit, prandaj dogana falënderon publikisht shtetasin i cili ka bërë këtë thirrje dhe  fton qytetarët që të ndjekin këtë shembull të bashkëpunimit qytetar – institucione.

Lusim të gjithë ata që kanë informata lidhur me kontrabandë dhe korrupsion të na kontaktojnë në 038 500 095.

image_16.jpeg