Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

11 September 2013

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN

Prishtinë, 11 shtator 2013 – Dogana e Kosovës është duke vazhduar me aktivitete operative për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës. Gjatë muajit të fundit janë ndërmarr shumë aktivitete/operacione me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës, si dhe ka pasur rritje të kontrollit në pikë kalimet kufitare, me ç’ rast janë konfiskuar mallra të ndryshme si: produkte farmaceutike; derivate të naftës (në disa raste); pije të gazuara; mallra të ndaluara dhe mallra të
ndryshme komerciale.

Gjatë një operacioni të ndërmarrë më datën 7 shtator në rajonin e Mitrovicës, njësitet Anti- kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë përcjell një veturë të cilën ngasësi e kishte braktisur, ku më pas Oficerët Doganor e kanë kontrolluar veturën dhe kanë zbuluar 2 bidonë me nga 1000 litra derivate të naftës. Po ashtu, në rajonin e Mitrovicës gjatë kësaj periudhe janë zbuluar edhe tri raste tjera me nga 2500 litra derivate të naftës. E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar nga oficerët Doganor.

Gjatë kësaj periudhe, Oficerët Doganor kanë zbuluar 5 revole dhe 120 copë fishekë nëpër pika të ndryshme si në Han të
Elezit, Vermicë, Dheu i Bardhë etj. Të gjitha rastet e zbuluara nga Dogana e Kosovës me mallra të ndaluara i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme.

Raste tjera të parandaluara në tentim kontrabandimi, janë zbuluar edhe në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ku vlen të përmenden stoli ari në vlere prej 1700 euro.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe duke përfshirë të gjitha pikat kufitare ka pasur zbulime të mallrave të ndryshme, ndër to medikamente në vlerë rreth 600 euro, pajisje stomatologjike në vlerë rreth 1000 euro dhe tekstil të ndryshëm rreth 2800 euro, si dhe janë ndalur  edhe 18 automjete të pa zhdoganuara.

Të gjitha rastet e regjistruara si kontrabandë me mallra u janë dorëzuar sektorit për Kundërvajtje doganore, ndërsa rastet me mallrat e ndaluara u janë dorëzuar Policisë së Kosovës, ku ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra.

 

IMG_0161.jpg