Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

10 May 2013

DOGANA PARANDALON KONTRABANDËN

Prishtinë, 10 maj 2013 – Dogana e Kosovës vazhdon me kontrolle intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për mbrojtjen ndaj dukurive negative në vend. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, duke  përfshirë të gjitha pikat kufitare, Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, si dhe mallra të ndaluara në tentim kontrabandimi.

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës Oficerët Doganor kanë parandaluar disa raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme. Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore në tri raste kanë zbuluar  54 copë telefona të llojeve iPhone 5 dhe Samsung Galaxy. Po ashtu nga një pasagjer tjetër  përmes aeroportit është zbuluar një revole gjuetie si dhe 6000 copë fishek gjuetie, si dhe në një rast tjetër janë zbuluar pajisje elektronike në vlerë prej 2850€.

Në regjionin e Mitrovicës, njësitet Anti-kontrabandë kryejnë detyrën me shumë përkushtim, duke zbuluar vazhdimisht
raste në tentim kontrabandimi me mallra të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe në rajonin e Mitrovicës njësitet Antikontrabandë kanë zbuluar derivate të naftës në sasi rreth 2200 litra, tekstil në vlerë prej 1500€  pije freskuese në vlerë prej 440 €, si dhe pije të gazuara Coca Cola në sasi prej 980litra. Po ashtu në Mitrovicë janë zbuluar sasi të barnave pa banderola prodhim i turqisë në sasi prej 1474 copë, ka pasur edhe mallra të ndryshme si: cigare 1000 pako, 30 cope çanta dore, produkte të ndryshme ushqimore, si dhe produkte kozmetike në vlere 506€.

Edhe në pikat tjera kufitare Oficeret Doganorë kanë zbuluar mallra në tentim kontrabandimi. Në rajonin e Kamenicës gjatë një aksioni Oficerët Doganorë kanë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit në vlere prej 8500 €.  Përderisa në pikë kalimin kufitar Dheu i bardhë janë zbuluar pllaka të qeramikës duke tentuar ti shmangen taksave, vlera në total e pllakave është 3317 €.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 3 automjete të pa zhdoganuara si dhe 2 motoçikleta të pazhdoganuara. Të gjitha rastet e regjistruara si kontrabandë me mallra u janë dorëzuar sektorit për Kundërvajtje doganore, ndërsa
rastet me mallrat e ndaluara u janë dorëzuar Policisë së Kosovës, ku ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra

foto_e_rasteve.png