Republika e Kosovës / Ministria e financave

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Lajme

29 nntor 2013

DOGANA PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM KONTRABANDI

Prishtinë 29 Nëntor 2013 – Dogana e Kosovës ka parandaluar disa raste të tentim kontrabandimit me mallra të ndryshme. Oficerët Doganor gjatë patrullimit në rajonin e Mitrovicës kanë vërejtur një automjet të dyshimtë, vozitësi i të cilit tentoi t’i shmangej kontrollit Doganor. Pas disa kilometrave përcjellje Oficerët Doganor kanë arritur ta ndalin automjetin në fjalë, dha menjëherë kane filluar me kontroll. Gjatë kontrollit të automjetit Oficerët kanë hasur në sasi të konsiderueshme të alkoolit dhe të qumështit. Ndaj palës është shqiptuar gjobë administrative, si dhe malli i zbuluar menjëherë është konfiskuar.

Një rast tjetër është zbuluar në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë në fshatin Nadakovc. Oficerët Doganor kishin vërejtur një
automjet-furgon tek i cili kishin dyshime të posedonte mallra të kontrabanduara. Vozitësi i furgonit ka tentuar të ikte përmes disa rrugëve dytësore, mirëpo Oficerët Doganor kanë arritur ta ndalojnë, dhe pas kontrollit të furgonit kanë hasur në mallra të kontrabanduara. Sasia e mallrave të zbuluara ishte rreth 2 500 copë kanaqe me pije të gazuara të llojeve Coca Cola, Fanta Sprite, si dhe 720 copë pije energjike red bull. Sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, si dhe  lënda e palës është dërguar në sektorin për kundërvajtje doganore për procedurë të mëtutjeshme.

Në pikë kalimin Kufitar Hani i Elezit gjithashtu është zbuluar një rast tjetër, duke tetntuar të fsheh mallin për t’iu shmangur taksave Doganore. Pas ndaljes për kontroll autobusi i linjës Shkup – Prishtinë, pas kontrollit të bagazhit udhëtarët janë përgjigjur që nuk posedojnë asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit detal nën ulësen e njërës udhëtare janë zbuluar sasi e konsiderueshme e produkteve dietale herbaLife. Me këtë rast personi në fjalë ka shkelur dispozitat ligjore të Kodit Doganore dhe të Akcizave, ndaj të cilës është iniciuar  kundërvajtje Doganore, gjithashtu edhe malli i zbuluar është konfiskuar. Vlera totale e mallrave të konfiskuara në këto tri raste kap shumën rreth 3000 €

DSC01553.JPG