
Dogana në ditën botërore të pronësisë intelektuale flet për të arriturat
Lajme
26 April 2018
Dogana në ditën botërore të pronësisë intelektuale flet për të arriturat
Prishtinë 26 prill 2018 Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Agjencinë për Pronësi Industriale, në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, sot është mbajtur konferenca përmbyllëse e aktiviteteve me moton e këtij viti Gratë në inovacion dhe kreativitet.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha në fjalimin e tij theksoj se: “Zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale është një element shumë i rëndësishëm për progresin social, e ekonomik dhe garantimin e një mjedisi për konkurrencë të drejtë në tregun e vendit. Gjithashtu, zbatimi i të drejtës së pronësisë intelektuale kontribuon në krijimin e kushteve optimal për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe është një gur themel në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Pra, mbrojtja dhe respektimi i te drejtave te pronësisë intelektuale janë te lidhura ngushtë edhe me tregun e lire, duke mbrojtur akteret ekonomik që janë bartës te një te drejte, nga konkurrenca e pandershme dhe mbrojtjen e konsumatorit nga mallrat e falsifikuara dhe pirate. Dogana ka rregulluar infrastrukturën ligjore dhe ka krijuar mekanizmat për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale, në mënyrë që të arrihet sukses në modernizimin e Doganës, konform praktikave më të mira të BE-së, të përcaktuara si në Udhërrëfyesin Doganor të BE-së (EU Blueprint).
Autoritetet doganore si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin e biznesit, kanë arritur progres në ndërmarrjen e masave doganore për mallrat që dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale. Me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, DK nga viti në vit ka arritur progres në lutën kundër falsifikimit dhe piraterisë”. Dogana e Kosovës për periudhën 2010-2017 ka ndalur mallrat në sasi prej 5 mil copë dhe vlerë prej ~12 mil €.
Megjithatë, DK për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale është e përkushtuar që të përmbushë obligimet dhe detyrat që rrjedhin prej MSA-së.
