
DOGANA NDALOJË TENTIM KONTRABANDEN ME ARI
Lajme
01 November 2012
DOGANA NDALOJË TENTIM KONTRABANDEN ME ARI
Hani i Elezit – Sot gjatë ditës oficerët doganor kanë arritur të kapin një sasi të konsiderueshme të arit e cila tentonte të kontrabandohet përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit. Me rastin e ndaljes se një automjetit dhe pas pyetjes së oficerëve doganor nësë kanë mall për të deklaruar, drejtuesi i mjetit dhe bashkëudhëtari nuk kanë
deklaruar asgjë.
Për këtë arsye drejtuesi i automjetit i cili ka qenë në rolin e taksistit dhe udhëtari jane dërguar për kontroll trupore. Gjatë kontrollës trupore tek udhëtari janë gjetur të fshehura në trup një sasi e konsiderueshme e stolive të arit. Kurse është kontrolluar edhe drejtuesi I automjetit si dhe automjeti detalish por nuk është gjetur asgjë. Gjatë kontrollës ka asistuar edhe policia kufitare.Kurse sasia ne total e gjetur tek udhëtari ka qenë mbi 1.5 kg stoli ari. Vlera e mallit sipas informative preliminare është mbi 40.000 euro.
Për shkak të mosdeklarimit të malli, në bazë të nenit 250, pika 3 e kodit doganor dhe akcizës nr. 03/L-109 rasti dërgohet për procedurë të rregullt të kundërvajtjes doganore kurse malli është konfiskuar.
