Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Dogana merr pjesë në takimin e drejtorëve të doganave ballkanike

Lajme

04 December 2017

Dogana merr pjesë në takimin e drejtorëve të doganave ballkanike

Prishtinë 1 dhjetor 2017 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Bahri Berisha është duke marr pjesë takimin e Drejtorëve të Doganave të shteteve të Ballkanit perëndimor  ky takim i nivelit të lartë është duke u mbajtur në Shkup të Maqedonisë. Hapja e këtij takimi u bë nga kryeministri i Maqedonisë.

Në fjalën e tij Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Berisha theksoi “Qëllimet,  objektivat dhe konceptet tona si Administrata Doganore duhet të jenë të njëjta dhe të përbashkëta në tërë rajon ashtu që ndihmojmë forcimin ekonomik përmes bashkëpunimit ashtu që për të ndihmojmë procesin e integrimit. Lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punës, e bëjnë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, ndihmon në përshpejtimin e konvergjencës me BE-në duke sjellë prosperitet dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe progres specifik për administratat tona për të zhvilluar Lehtësirat tregtare si koncept”. Ky takim zhvillohet nën organizimin e USADI dhe Bakës Botërore ku Kosova merr pjesë si anëtare e barabartë.

Image-1