
DOGANA MERR PJESË NË DEBATIN E ORGANIZUAR PËR ANTI
Lajme
02 April 2009
DOGANA MERR PJESË NË DEBATIN E ORGANIZUAR PËR ANTI
Prishtinë 2 prill 2009 – Universiteti i Shkencave Organizative “Pjetër Budi” – Instituti për Studime ka organizuar debatin me temë “Përpjekjet e përbashkëta për mirëfunksionimin e doganave të Kosovës me shtetet fqinje dhe për luftën kundër korrupsionit“. Drejtori i përgjithshëM i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica, ishte I ftuar në këtë debat. Gjithashtu pjesemarrës tjerë ishin përfaqësues të doganës së Maqedonisë si dhe z. Hasan Preteni, Drejtor i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.
Konferanca u hap nga drejtori I Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit I cili ndër të tjera tha se me Doganën e Kosovës ka një bashkëpunim të mirë sepse gjithëmon ka hasur në mirëkuptim dhe seriozitet. Nga ana tjetër përfaqësuesja e doganës së Maqedonisë theksoj se gjatë vitit 2008 ka ngritur procedura kundrejt 243 oficerëve mbi barën e dyshimeve për korruppsion.
”Ka prani të koprrupsion në të gjitha vendet e ballkanit, prandaj edhe Kosova nuk është imune” theksoi drejtori i pergjithshem i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica, ku gjithashtu foli edhe për praktikat e mira anti korrupsionin, sistemin e verifikimit të pasurisë përmes deklarimit të pasurisë themelimin e njësitit e inspektimit të brendshem, si dhe krijimin e lidhje së sigurt për qytetarët (038 500 095) që iu mundëson atyre të ljamërojnë rastet e korrupsionit dhe kontrabandës.
Studentet pjesemarrës ishin të interesuar të pyesin dhe të marrin informata lidhur me funksioninmi e Doganës në përgjithsi, problemet në pjesën veriore, evazionin fiskal dhe masat që Dogana merr për luftimin e kontrabandes.
