Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Dogana mban konferencën për vitin 2015 dhe prezanton sfidat për vitit 2016

Lajme

01 February 2016

Dogana mban konferencën për vitin 2015 dhe prezanton sfidat për vitit 2016

Prishtinë 29 janar 2016 – Sot Dogana e Kosovës ka mbajtur konferencën e rregull vjetore ku ka prezantuar raportet vjetore, respektivisht raportin vjetor për vitin që lamë pas si dhe sfidat e vitit 2016. Hapjen e konferencës e bëri Ministri i Financave z. Hoti i cili theksojë se “Gjatë këtij viti performanca e Doganës ka qenë e mirë ku është arritur që për herë të parë të tejkalohen projeksionet buxhetore, Dogana ka ulur numrin e ankesave për 30% duke rritur numrin e këshillave  por ritheksohet se viti i ardhshëm kërkon edhe më shumë angazhim dhe përpjekje për të arritur objektivat e 2016”

Më pastaj drejtori i përgjithshëm z. Rafuna bëri një përmbledhje të vitit duke u fokusuar në të arriturat “Dogana e Kosovës ka pasur vitin më të mirë që nga themelimi i saj, kemi tejkaluar projeksionin si dhe kemi mbledhur mbi 80 milion euro më shumë se viti i kaluar.  Gjithashtu  nga të gjitha vendimet e doganës për zhdoganime që janë mbi 280.000 kemi pranuar vetëm 1300 ankesa apo 0.5% e palëve në procedurë janë ankuar në vendimet e Doganës. Janë ngritur 65 kallëzime penale, janë kapur në 18 raste të ndryshme mbi 20 kg lëndë narkotike të gjitha këto të arritura janë bërë me buxhet prej 8.7 milion euro që nënkupton se dogana është një institucion shumë rentabil, pasi që vetëm me investimin prej 0,01 cent nga buxheti shtetëror ne kthejmë në buxhet 1 euro”.

Pjesa e dytë e konferencës ndërlidhej me sfidat dhe objektivat e Doganës ku u theksuar se gjatë vitit në vijim dogana ka para vetës objektivat financiar dhe strategjik, gjithashtu u theksua se zbatimi I MSA është një ndër sfidat. Objektivat e Doganës për vitin 2016 janë:

  • Zhvillimi tutje i një sistemi modern dhe efikas për mbledhjen e të hyrave dhe ofrimin e lehtësirave tregtare;
  • Mbrojtja e qytetarëve të Kosovës nga importi i mallrave të ndaluara, dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës,
  • Modernizimi i Doganës së Kosovës sipas standardeve te Udhërrëfyesit Doganor të BE (EU Blueprint),
  • Rritja e transparencës, përmirësimi i imazhit dhe edukimi i publikut për rolin dhe misionin e Doganës,
  • Përmirësimi i etikës doganore dhe parandalimi i korrupsionit dhe çdo lloj konflikti të interesit
  • Implementimi i suksesshëm i MSA

 

Në fund të konferencës drejtori i përgjithshëm bëri thirrje publike që qytetarët e Kosovës të bashkëpunojnë me Doganën dhe të thërrasin nëse shohin mallra të kontrabanduara apo korruptive.

Dokumenti i bashkangjitur : dogana_2015.pdf

12651213_1164033983628691_453025653017987068_n_285001.jpg