
DOGANA KORR SUKSES NE INKASIMIN E TAKSAVE TE LOJER
Lajme
27 November 2013
DOGANA KORR SUKSES NE INKASIMIN E TAKSAVE TE LOJER
Prishtinë 27/11/2013. – Sot në drejtorinë e Doganës në Prishtinë, drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka prezantuar të arriturat e Doganës së Kosovës në mbledhjen e taksave të akcizës në lojërat e fatit, si dhe ka prezantuar aktivitetet e doganës në luftën kundër korrupsionit.
Fillimisht z. Rafuna ka përgëzuar oficeret doganorë në përkushtimin maksimal në punë, njëheri ka prezantuar aktivitetet e përgjithshme të sektorit të lojërave te fatit. Vetëm gjatë periudhës raportuese deri në muajin tetor taksat e inkasuara nga lojërat e fatit kanë arritur në 11.067.924.83€ ku ka një rritje prej 17.34% në krahasim me vitin e kaluar.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe Dogana e Kosovës, me qëllim të luftimit të informalitetit në këtë industri ka konfiskuar 1173 copë aparate, ka mbyllur 44 pika basti, ka asgjësuar 449 copë aparate, si dhe janë penalizuar 37 raste të shkeljeve të ndryshme doganore. Gjithashtu janë iniciuar gjoba administrative në 59 raste, ku vlera e gjobave të lëshuara është 115.000€, janë revokuar licencat e 10 kompanive. Në këtë industri dogana përveç asaj që ka arritur të rris të hyrat për 17% të nga akciza në lojërat të fatit në tre muajt e fundit ka inkasuar 100%, çka do të thotë që këta 3 muajt e fundit asnje kompani nuk posedon borxhe në Doganën e Kosovës sa i përket akcizës në lojëra të fatit.
Drejtori i përgjithshëm gjithashtu theksojë përpjekjet dhe punën e Doganës në fushën e antikorrupsioni, ku theksojë se është bërë përparim i madh. Është inkurajues se kohëve të fundit ka një rritje të besueshmërisë së qytetarëve të Kosovës në punën e Doganes ku gjatë tre muajve të fundit janë mbi 300 raste te thirrjeve ne telefonin qe funksionin 24 orë, gjithashtu shfrytëzojë rastin që ti ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ndihmojë në luftimin e korrupsionin, sepse asnjë oficer Doganor nuk e gëzon të drejtën që ndonjërit prej qytetareve të Kosovës ti kërkojë shpërblim për shërbimet të cilat ka obligim ligjor ti kryejë. Lusim gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të gjitha rastet e dyshimta ti paraqesin dhe ashtu të ndihmojnë që ta zhvillojmë Doganën dhe ta eliminojmë dukurinë e korrupsionit.
Drejtori i përgjithshëm theksojë se Dogana e Kosovës zhvillon aktivitetin e vet kundër korrupsioni përmes njësive të specializuara. Në këtë kontekst dogana obligon që secili oficer doganor të deklarojë të gjithë pasurinë e cila vazhdimisht kontrollohet nga njësit për ndryshimet eventuale, gjithashtu oficerët doganor janë të obliguar që të deklarojnë konfliktit të interesit (për herë të parë në Kosovë është zbatuar kjo praktikë) ashtu që menaxhmenti të ketë një pasqyrë të qartë se nëse ndonjë oficerë ka konflikt potencial interesi dhe përmes inspektimeve të vazhdueshme në terren vërtetohen të dhënat e prezantuara si dhe puna e oficerëve doganor. Dogana ka ndërmarrë masa kundrejt 38 oficerëve doganor për shkelje të ndryshme si dhe të gjitha rastet janë duke u trajtuar. Në fund të konferencës z. Rafuna Bëri një apel tek të gjithë importuesve që të na ndihmojnë që të luftojmë kontrabandën dhe evazionin fiskal dhe nepermjet komunikimeve te ndryshme që I kemi te na informojnë për çdo dukuri për të cilën ata e vërejnë që është e dëmshme për biznesin e tyre dhe është e dëmshme për buxhetin e shtetit.