
Dogana konfiskon tavolinat e pokerit ilegal
Lajme
10 October 2018
Dogana konfiskon tavolinat e pokerit ilegal
Prishtinë 10 tetor 2018 Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës mbrëmë kanë organizuar një aksion tek një lokacion i dyshuar për poker ilegal dhe lojëra fati ilegale.
Mbrëmë rreth orës 22.00 njësit e doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa mbishkrim në Prishtinë. Gjatë kontrollës janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me lojëra të fatit të palicencuara. Gjatë kontrollës brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin duke luajtur. Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal është kapur edhe tavolina e pokerit ilegal i cila ishte në përdorim. Në këtë lokal janë konfiskuar:
Aparate për lojëra të fatit 4 copë pa numër serik
Rulet 1 copë pa numër serik;
Tavoline pokeri 1 copë;
Pjesë per aparate 4 copë
Vlera e mallit konsiderohet te jetë rreth 16,500.00 euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.
