Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

19 March 2009

DOGANA KONFISKON SASI TË MËDHA TË PIJEVE JOALKOOLI

Prishtinë 19 mars 2009 – Gjatë tri ditëve të fundit njësitë anti-kontrabandë të Doganës, të asistuara nga Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë ndërmarr një aksion të gjerë për konfiskimin e pijeve ilegale të cilat kanë depërtuar ilegalisht në tregjet e Kosovës.

Pas hetimeve që kemi ndërmarrë është vërejtur se në treg ka prodhime të cilat kanë arritur të kontrabandohen duke i shmangur obligimet doganore dhe kontrolleve sanitare, dyshohej se ky mall është kontrabanduar prej Serbisë. Dogana ka lokalizuar vendet dhe kompanitë e dyshimta.

Aksioni ka filluar me 17 mars 2009 dhe ishte fokusuar në tri rajone ku besohej se ka pasur sasi më të mëdha të importeve ilegale. Fillimisht në rajonin e Mitrovicës ku janë ushtruar kontrolle kundër kompanive për të cilat janë dyshuar se kanë bërë tregtim të mallrave të kontrabanduara nga Serbia, kontrollet kanë rezultuar me zbulimin e 7000 litra pije të gazuara Coca Cola dhe Fanta në këtë rajon. Aksioni më pas ka vazhduar me kontrollet në rajonin e Vushtrrisë ku janë kontrolluar kompanitë e dyshuara dhe njëkohësisht janë konfiskuar pije të ndryshme, respektivisht gjatë ditës dytë janë konfiskuara 1348 litra pije të gazuara dhe 2702 litra birrë. Ndërsa sot me (date 19.03.2009) në Prishtine subjekte afariste të dyshuara iu janë nënshtruar kontrolleve dhe prej tyre janë konfiskuar 5440 litra pije te gazuara Coca Cola dhe Fanta.

Gjate këtij aksioni nuk ka pasur të arrestuar, gjithsej sasia e konfiskuar e pijeve jo-alkoolike është rreth 15000 litra ku dominojnë pijet Coca Cola dhe Fanta të prodhuara në Serbi. Gjithashtu gjatë këtij aksioni kemi konfiskuar edhe produkte tjera si Birrë, lëngje frutash, cigare pa banderolla, produkte ushqimore etj. 

Ky aksion do të vazhdojë edhe në rajonet tjera ku dyshohet se ka mallra të cilat iu kanë shmangur pagesës së taksave doganore.

web.JPG