0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Lajme

foto aparate ilegale
01 gusht 2018

Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra fati

Prishtinë 1 gusht 2018 Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës  gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri  dhe Mitrovicë.

Gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale. Njësit e doganës kanë ushtruara kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës.

Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:

Kontrolle të ushtruara 20
Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione
Aparate të konfiskuara 50
Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25
Lokale të mbyllura 2

Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.