Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

07 June 2017

Dogana konfiskon lojërat e fatit me vlerë afër 200 mijë euro

Prishtinë 6 qershor 2017 – Dogana e Kosovës është duke vazhduar me aksionet dhe performancën e lartë në zbatimin e ligjit për lojërat e fatit, gjatë këtij pesë (5) mujori ne kemi arritur që të konfiskojmë lojëra fati në 107 raste, respektivisht kontrolla.

Në këtë periudhë Dogana ka aplikuar kontrolle të rrepta në tërë territorin e Kosovës ku vetëm vlera e mallrave të konfiskuara (aparate për lojëra fati, pajisje etj) ka arritur në afër 200.000 euro. Derisa edhe kemi gjobitur 189 bastore sportive për funksionim ilegal, respektivisht për mos-pagesë të taksës së akcizës. Derisa në total gjobat në këtë pesë mujor kanë arritur në 142,800 €uro. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që kemi rritje të performancës në kundërvajtje me 68% më shumë.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Lojerat e fatit Konfiskime