Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

25 May 2017

Dogana konfiskon lojërat e fatit me vlerë 18.000 euro

Prishtinë 24 maj 2017 – Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me  lojëra të fatit pa licencë, në komunën e Vushtrrisë dhe në qytetin e Mitrovicës.

Njësit e Doganës kanë kontrolluar në tri lokale të dyshuara ku edhe janë gjetur të pa licencuara (kontrabanduara) 10 copë aparate për lojëra fati,  7 copë pajisje elektronike për lojëra të ndaluara (Keno, Racing Dogs) dhe 1 pikë basti (Colsseum) që vepron ilegalisht në RKS.

Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara është rreth 18.000€. Si dhe ndaj personave përgjegjës janë hapur procedurat kundërvajtje.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

20170523_155038_resized