Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

17 March 2011

DOGANA KONFISKON 12 AUTOMJETE

Prishtinë, 17 mars 2011 , dje njësitet e Doganës kanë zhvilluar një aksion të gjerë për të siguruar që automjet të cilat ofrohen për shitje i kanë të gjitha taksat e paguara. Në aksionin për kontrollimin e veturave, me qellim te ngritjes se nivelit te mbikëqyrjes doganore njësitë anti kontrabande te Doganës se Kosoves kane ushtruar kontroll intensive te veturave te pa-zhdoganuara dhe te atyre që dyshohen si të falsifikuara.
Gjate këtij operacioni është ushtruar kontroll tri lokacione në aksin rrugor Fushë Kosovës – Pejë sipas planit në operativ, me ç’rast është hasur në automjete të pa-zhdoganuara, të cilat ishin ekspozuar për shitje.
Vetëm ne ketë rajon janë konfiskuar gjithsej 12 vetura të markave të ndryshme si:

  • Volkswagen pick up
  • Opel Astra
  • VW passat
  • Golf, etj

Vlera e tërësishme e tyre është mbi 20.000 euro.
Automjetet ne fjale janë konfiskuar dhe rastet I janë dorëzuar Komisionit për Kundërvajtje Doganore për procedure te mëtutjeshme. Dogana e Kosovës apelon të të gjithë qytetarët që në rast se hasin automjete të pa-zhdoganuara të thërrasin në numrin 038 500 095. Ky aksion ka filluar nga data 15 mars, dhe do ta përfshij tere territorin e Kosovës.