Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Dogana kap sasi të cigareve pa banderola në Vushtrri dhe duhan të papërpunuar në rajonin e Ferizajt

Lajme

15 June 2017

Dogana kap sasi të cigareve pa banderola në Vushtrri dhe duhan të papërpunuar në rajonin e Ferizajt

Prishtinë 15 qershor 2017 – dje njësit e Doganës së Kosovës gjatë patrullime rutinore në rajonin e Vushtrrisë kanë arritur të vërejnë sasi të duhanit pa banderola. Njësit e doganës menjëherë kanë organizuar një kontroll në lokacionin e dyshuar. Pas fillimit të kontrollës në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola por gjatë kontrollit të automjeti të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit.  Sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si West, Dard, King, Bohemi, Winston, Trakadero. Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse dhe hetimore për prejardhjen e tyre.

Kurse sot në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, është zhvilluar një kontroll në 3 lokacione të ndara, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar:

  • 870 kg duhan fletë
  • 280 kg duhan i grirë
  • 2 makina për bluarjen e duhanit
  • 1 pistoletë

Derisa bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë te paautorizuar duke iu shmanguar të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40000 €.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

1. duhan