
Dogana kap mbi 1000 kg hurma me afat të skaduar
Lajme
09 June 2016
Dogana kap mbi 1000 kg hurma me afat të skaduar
Prishtinë 9 qershor 2016 – njësit e Doganës pas pranimit të informatave nga terreni janë vënë në kërkim të një automjeti në regjionin e Prishtinës i cili dyshohej për kontrbandim të mallrave.
Në orët e pasditës automjeti (Mercedes Benz) është lokalizuar në rrugën Agim Ramadani (mbrapa Teatrit Kombëtar) dhe është ndaluar për kontrollim, pas ndalimit është hapur automjeti (kombi) ku edhe është gjetur një sasi e konsiderueshme e hurmave për të cilat personi nuk posedonte asnjë dokument.
Nën përcjelljen e doganës furgonin së bashku me drejtuesin e tij është derguar në Doganës ku edhe është konstatuar gjendjen e mallit të ngarkuar në furgon.
1. Hurme të freskëta (jo të thara)”Tohid fresh dates” nga Iran (data e skadimit 03/2005 pjesa dërmuese e mallit) -119 pako x 12 copë x 0.75 kg = Total 1071 kg.
Mallrat janë konfiskuar dhe është njoftuar AUV lidhur me këtë rast.
Vlera e mallit: 1713.6 € Total
Shmangie nga taksat: 510.65€
Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.
