
Dogana kap disa raste të kontrabandës në veri me vlerë mbi 10.000 euro
Lajme
11 June 2018
Dogana kap disa raste të kontrabandës në veri me vlerë mbi 10.000 euro
Prishtinë 8 qershor 2018 Bazuar në Strategjinë e Doganës dhe Planeve të ndryshme Operative gjatë këtyre ditëve dogana ka zbatuar planin për luftimin informalitetit në përgjithësi derisa aksionet e këtyre ditëve kishin në fokus pjesë veriore të Kosovës. Aksionin në veri të Mitrovicës ishte qëllimi për parandalimin pijeve alkoolike, lëngjeve dhe konditorive të ndryshme që kanë arritur të kontrabandohen. Në dy raste të ndara njësit e Doganës kanë konfiskuar mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara si në vijim:
Në rastin e parë janë kapur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike:
- Tuborg 4.6% 0.33 L 4320 Cope/1425.6 Litra
- Heinkeen 5.0%0.4 L 800 Cope/400 Litra
- Vere e Bardhe”Vermuth”28% 18 Litra
- Liker”Gorski List” 28% 1 L 12 Litra
Derisa në rastin e dytë janë kapur gjithashtu sasi e pijeve alkoolihe por këtë ka pasur edhe mallra ushqimore, kryesisht pije jo-alkoolike.
- Tuborg 4.6% 0.5L 1020 Cope/510 Litra
- Birre”BG” 5% 0.5 L 1000 Cope/500 Litra
- Birre”Zajecarsko” 4.5% 0.5L 6300 Cope/3150 Litra
- Vere e Bardhe”Smederevska”10.5% 1L 24 Cope/24 Litra
- Uthull, lëngje të gazuara, ujë etj 400 Cope/600 Litra
Sasia totale e litrave të konfiskuara është rreth 7000 litra dhe palët e dyshuara janë dërguar për procedurë kundërvajtës derisa vlera sipas vlerësimeve fillestare kalon 10.000 euro.
