
Dogana kap 5.3 kg sustancë narkotike
Lajme
17 May 2018
Dogana kap 5.3 kg sustancë narkotike
Prishtinë 17 maj 2018 Mbrëmë oficerët doganor në PKK Vërmicë në hyrje, kanë ndaluar një automjet të llojit Golf V ngjyrë e zezë me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar si dhe në automjet gjendeshin gjithsejt 4 persona. Automjeti në fjalë është profilizuar për kontroll detal ne vijën e dyte.
Në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, është kryer kontrolli i përbashkët me Policinë e Kosovës ku automjeti është selektuar për kontroll të vijës se dytë. Gjatë kontrollit të automjetit ne ulëset e pasme është hasur ne dy qanta ku janë gjetur pese (5) qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë.
Gjatë kontrollit detal janë përdorur edhe pajisjet e dhuruara nga EXBS (Fibroskopi, Busteri) ku pas përfundimit është përcatuar pesha e kësaj substance narkotike që është diku rreth 5.335 kg.
Rastin më tutje ka vazhduar tek Policia e Kosovës të cilës edhe iu është dorëzuar subastanca e dyshuar. Oficerët doganor kanë vazhduar me kontroll detale dhe të përbashkët me Policinë e Kosovës por nuk është gjetur diçka tjetër.
