Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

19 November 2008

DOGANA KALON SHIFRËN PREJ 500 MILION EUROVE

Prishtinë 19 nëntor 2008, Angazhimi maksimal i Doganës së Kosovës ka rezultuar që për herë të parë pas 9 viteve të themelimit të Doganës ka arritur shifrën rekorde në mbledhjen e të hyrave në fillim të nëntorit, pra kjo është hera e parë që gjysmë miliard euro janë mbledhur për buxhetin e Kosovës dy muaj para përfundimit të vitit. 

Duke marr parasysh rrethanat politike në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë ky është një sukses i veçantë i Doganës. Dogana e Kosovës deri në javën 45 (9 nëntorit 2008) ka mbledhur të hyra saktësisht 500.892.187.22 milion euro që është 86% e planit të realizuar për vitin buxhetor 2008.
Krahasuar me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje të të hyrave,  sepse  në periudhën e njëjtë, javën e 45 të 2007 Shërbimi Doganor kishte mbledhur 446 milion euro. Pra ka rritje prej 54 milion eurove.