
Dogana kalon gjysëm miliard euro të hyra
Lajme
20 May 2022
Dogana kalon gjysëm miliard euro të hyra
Prishtinë 20 maj 2022, Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kaloj 500 milion euro të hyra në këtë periudhë të vitit.
Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion eurove. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njetën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,ilion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë. Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me 6.11% më shumë. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.
