
Dogana kalon 100 milion euro të mbledhura për buxhetin e Kosovës
Lajme
23 February 2016
Dogana kalon 100 milion euro të mbledhura për buxhetin e Kosovës
Prishtinë 23 shkurt 2016 – Dogana e Kosovës sot publikon performancën financiare me rastin e tejkalimit të shifrës prej 100 milionëve të parë të grumbulluar për buxhetin e Kosovës.
Gjatë vitit 2015 ne mblodhën 85,6 milion euro kurse gjatë këtij viti të hyrat kanë arritur në 106,7 milion euro që edhe paraqet një të arritur të radhës për Doganën e Kosovës. Nëse krahasohet me vitin e kaluar rritja e të hyrave është më e lartë për 24.7% apo 21,1 milion euro. Gjithashtu me rëndësi është të theksohet se edhe parashikimi i këtij viti për muajin shkurt parashihte mbledhjen e 102,4 milionëve të hyrave kurse Dogana tejkaloj përsëri për 4,3% apo afër 5 milion më shumë.
Dogana ka arritur këtë performacë duke iu falënderuar përkushtimit të oficerëve doganorë në parandalimin e evazionit fiskal dhe luftimi të vazhdueshëm të kontrabandës dhe evazionit fiskal.
