
Dogana gjatë një aksioni mbrëmë kap sasi të konsiderueshme të duhanit
Lajme
10 September 2018
Dogana gjatë një aksioni mbrëmë kap sasi të konsiderueshme të duhanit
Prishtinë 9 shtator 2018, – njësitë e doganës gjatë një aksioni të organizuar me qëllim të parandalimit të kontrabandës me duhan kanë arritur të kapin sasi të konsiderueshme të këtij produkti.
Pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative mbrëmë rreth orës 20:30 në rajonin e Podujevës ekipet e doganës kane ndaluar një kamionë që transporton kafshë dhe e cila tentonte të dilte nga territori i Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Merdares. Pas kontrollit detal ne hapësira të fshehura (të ndërtuara për kontrabandë) janë gjetur 480000 cope cigare “Chesterfield’ dhe 20000 cope cigare “Pall Mall” që të gjitha me banderola të Maqedonise (total 50 pako të mëdha).
Pas gjetjes së kësaj sasie në konsultimin me prokurorin kompetent malli është sekuestruar ndërsa i dyshimti është intervistuar dhe dërguar në paraburgim. Ndaj të dyshimtit është proceduar kallëzimi penal për shmangie tëe pagesës se taksave rreth 30,000 mijë €uro.
Dogana vazhdon me aktivitete të shtuara me qëllim të mbrojtës së qytetarëve të Kosovës si dhe tregtisë së ligjshme.
