Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

21 June 2013

DOGANA E KOSOVËS ZBULON DEPO ME MALLRA TË KONTRABA

 

Prishtinë 21 Qershor 2013 – Dogana e Kosovës zbulon një depo me mallra të kontrabanduara. Njësite të Doganës gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një kontroll në tregun me shumicë në Zonën Industriale Prishtinë –Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollimit të disa ndërmarrjeve tregtare, njësitet e Doganës kanë zbuluar një depo me mallra të ndryshme komerciale, të cilat dyshohen të jenë të kontrabanduara, pasi që pronari i kësaj depo-je ka pranuar se nuk posedon asnjë
dokumentacion përcjellës për mallin e zbuluar.

Në këtë depo janë zbuluar mallra si:

  • Ngjyra për këpucë (ILIRIA 35ml)
  • Poqa elektrikë (EΛΛAZ 100w)
  • Sprej për insekte (AEROSOL H10 400ml)
  • Brisqe për rrojë (GILLETTE BLUE II),  të gjitha këto në sasi shumë të mëdha

Kryesisht këto mallra ishin të kontrabanduara  nga Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia Dogana e Kosovës menjëherë i ka konfiskuar këto mallra, si dhe ndaj pronarit të Depos në fjalë është iniciuar procedurë  për kontrabandim me mallra.