Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pages

Dogana e Kosovës vazhdon përpjekjet për krijimin e lehtësirave tregtare

Lajme

06 July 2016

Dogana e Kosovës vazhdon përpjekjet për krijimin e lehtësirave tregtare

 

Prishtinë 6 korrik 2016 – Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu janë duke qëndruar në Paris (Francë) në përpjekje për të anëtarësuar Kosovën në ICC (Organizatën Ndërkombëtare të Odave Ekonomike). Ata janë takuar me udhëheqësit e organizatës ndërkombëtare të odave ekonomike ku edhe janë diskutuar modalitetet dhe avancimet që Kosova ka bërë në lehtësimin e biznesit dhe transportit ndërkombëtar.

Anëtarësimi i Kosovës është i një rëndësie thelbësore për krijimin e lehtësirave dhe thjeshtëzimit të procedurave doganore në të bërit biznes. Dogana është duke bërë përpjekje për lehtësim të mëtejme të procedurave ashtu që përmes këtij anëtarësimi Kosova të anëtarësohet edhe në ATA Karnet dhe TIR Karnet gjë e cila do të reduktonte shpenzimet e transportit ndërkombëtar si në import po ashtu edhe në eksport.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm theksoj “Takimi i shërben përpjekjeve tona për anëtarësimi në Konventën ATA e cila potencialisht sjell përfitimi pasi lejon importin e përkohshëm të mallrave në territorin tonë pa detyrime dhe taksa të importit për deri në 1 vit. Përveç çështjes së pagesës, përmes përdorimit të ATA karnet, shumë mallra mund të barten përmes shumë kufijve në mënyra të thjeshta dhe të shpejta. Prandaj edhe Dogana e Kosovës është duke punuar shumë ashtu që të krijoi edhe më tej lëhtësira për bizneset legjitime”.

 

1c5d9674-00e0-464a-a866-1da1bfd66cfd_902196.jpg