Republika e Kosovës / Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Dogana e Kosovës

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

0800 500 95
Thirrje pa pagesë

Lajme

13 July 2016

Dogana e Kosovës tejkalon 500 milion euro

Prishtinë 13 korrik 2016 – Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi, ka arritur shifrën rekord në muajin korrik, ku janë arritur të mblidhen mbi 500 milion euro të hyra, që nga fillimi i vitit e deri më tani.

Krahasimi me vitin e kaluar, tregon qartazi për një performancë të jashtëzakonshme pasi kemi një rritje prej 76,5 milion eurove, në vitin e kaluar (2015) Dogana kishte mbledhur rreth 433,4 milion euro, kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledh mbi 509,9 milion euro që është afër 18% më shumë se viti i kaluar.

Dogana e Kosovës sipas trendëve aktuale, deri në fund të vitit 2016 do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave në krahasim me vitet tjera pasi presim që këtë vit ta mbyllim me mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm z. Rafuna theksoi “Ngritja e vazhdueshme dhe profesionalizimi i doganës si dhe zbatimi i një reforme të suksesshme që nga viti 2014 ka bërë të munduar që sot të kemi të hyra rekord dhe një doganë moderne e cila ka kapacitetet për të përballur me sfidat ekonomike të vendit. Me këtë rast dua të  falënderojë të gjithë taksapaguesit e rregullt si dhe falënderim i veçantë shkon për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë besuar në punën e doganës dhe janë duke ofruar informata të vlefshme që ndihmojnë në uljen e ekonomisë joformale, luftimin e korrupsionit dhe parandalimin e kontrabandës”.

 

500_milion_koha_rekord_324430.jpg