
DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM K
Lajme
01 November 2013
DOGANA E KOSOVËS PARANDALON DISA RASTE NË TENTIM K
Prishtinë 1 Nëntor 2013 – Dogana e Kosovës në vazhdën e aksioneve për luftimin e mallrave ilegale në vend, ka zbuluar edhe disa raste me mallra komerciale në tentim kontrabandimi.
Në pikë kalimin kufitarë Kullë Oficerët Doganor gjatë patrullimit kanë ndalur një veturë me targa të Ulqinit për kontroll. Pasi që vozitësi kishte pohuar që nuk posedon asgjë për të deklaruar, oficerët Doganor kanë ushtruar kontroll detal në veturë, ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tek kutia e ndihmës së parë kane hasur në sasi të argjendit. Sasia e mallit të zbuluar është 1,305 gr, të gjitha këto produkte finale të argjendit si:vath, unaza, varëse.
Me këtë rast pala në fjalë ka bërë kundërvajtje doganore, dhe malli i është ndaluar deri në përfundim të procedurës së rregullt.
Gjatë kësaj periudhe oficerët Doganor kanë realizuar disa aksione në Obiliq, në disa depo me mallra komerciale. Gjatë kontrollit në njërën nga depot, oficerët Doganor kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave të ndryshme si pije energjike, pije të gazuara etj që konsiderohen të jenë të kontrabanduara. Ndërsa në një depo tjetër kanë zbuluar mallra higjienike, po ashtu në numër të konsiderueshëm, mallra këto që dyshohen të jenë të kontrabanduara. Me këtë rast personat në fjalë kanë bërë kundërvajtje doganore, dhe tërë sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar nga oficerët Doganor, si dhe ndaj palëve janë inicuar gjoba administrative.