
DOGANA E KOSOVËS NËNSHKRUAN EDHE NJË MARRËVESHJE T
Lajme
04 December 2012
DOGANA E KOSOVËS NËNSHKRUAN EDHE NJË MARRËVESHJE T
Prishtinë, 4/12/2012, në drejtorin e doganës është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim mes Doganës së Kosovës dhe asaj të Polonisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Zbatimit të Ligjit zt. Bahri Berisha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës polake z. Jacek Kapica. Me këtë marrëveshje të dy palët do të kenë bazë juridike për bashkëpunim në çështjet doganore. Gjithashtu pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe luftimi i kontrabandës me theks të veçantë tek mallrat akcizore.
Zt. Berisha në emër të Doganës së Kosovës kërkoj përkrahje për anëtarësimin e Doganës sonë në mekanizmin më të lartë botërorë të Doganave (Organizata botërore e Doganës- WCO), kurse nga ana tjetës zt. Kapica theksojë se Dogana Kosovare do të ketë përkrahjen maksimale të Doganës Polake gjatë mbledhjes së ardhshme të OBD-së.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera me interes dypalësh ku kryesisht dominoj fusha e trajnimeve për të cilën Drejtori i Doganës polake ofroj ndimën dhe përvojën e administratës të tij.
Kjo është Marrëveshja e dhjetë (10) që Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera.
