
Dogana e Kosovës merr përkrahjen nga Komisioni evropian për avancimin e sistemit SEED*
Lajme
23 June 2016
Dogana e Kosovës merr përkrahjen nga Komisioni evropian për avancimin e sistemit SEED*
Prishtinë 22 qershor 2016 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna është duke marr pjesë në takimin e drejtorëve të përgjithshëm të rajonit me komisionin evropian që është duke u mbajtur në Trieste të Italisë.
Ky takim ka për qëllim vlerësimin e progresit dhe hapat për avancimin e sistemit të shkëmbimit të informatave SEED në implementimin e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Lulzim Rafuna ka paraqitur rezultatin e implementimit ku Kosova tanimë ka implementin me të gjitha vendet e rajonit në mbi 95% të shkëmbimeve dhe kjo direkt ka ndikuar në luftimin e evazionit fiskal, kontrabandës dhe korrupsionit. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm z. Rafuna paraqiti ide të reja për përmirësimin dhe avancimin e shkëmbimit të dhënave edhe në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Komisioni Evropian përkrahu Doganën e Kosovës si dhe u zotua se do të vazhdoi përkrahjen edhe për dy vitet e ardhshme.
*Sistemi i Shkëmbimit të Informatave Elektronike (http://www.eu-seed.net/pages/projectinfo.aspx)
